Sharri 5v5 II: Prizepool-i më i madh ndonjëherë!
Turneu më i madh dhe më prestigjioz i CS2 në Komunën e Dragashit po vendos një standard të ri, duke sjellë një Prizepool rekord prej 1,750 euro—më i madhi ndonjëherë në historinë e këtij eventi!
Ky edicion i Sharri 5v5 nuk është thjesht një garë, por një arenë ku talenti, strategjia dhe aftësia do të shpërblehen si asnjëherë më parë. Me mbështetjen e klubit e-sport Sharri, Komunës së Dragashit dhe sponsorëve, ky Prizepool është një dëshmi e përkushtimit ndaj zhvillimit të komunitetit të gamerëve dhe ngritjes së niveles profesionale të turneve lokale.
Nga 15 deri më 28 qershor, skuadrat e përzgjedhura do të përballen në një luftë epike, ku jo vetëm titulli, por edhe një shpërblim i rëndësishëm financiar do t’i motivojë të japin maksimumin në çdo ndeshje.
Ky edicion premton të thyejë çdo rekord të mëparshëm dhe të sjellë emocione, spektakël dhe momente të paharrueshme.
A jeni gati për këtë sfidë historike? 🏆🐺🔥
#SharriGG Më shumë se një turne!