Nga një ide në sensacion! Turneu që ka kaluar çdo pritshmëri.
Ai që ishte vetëm një projekt dhe ide u realizua në menyrën më të mirë të mundeshme, turneu i parë i këtij lloji i organizuar në komunën e Dragashit, 14 ekipe pjesëmarrëse me mbi 70 lojtarë dhe entuziastë të lojës më të madhe dixhitale Counter Strike, të gjithë luftuan për vendin e parë nga Prizepool prej 800 euro i mundësuar nga sponsorët dhe organizatorët e këtij eventi.
Më shumë se një javë me ndeshje dhe garues nga më të ndryshmet, çdo natë me ju live në twitch dhe në Facebook në një transmetim profesional, vetëm për të bashkuar komunitetin e gamerëve në komunën e Dragashit, kemi ndjekur ndeshje të ndryshme që na kanë dhuruar emocione dhe spektakël pafund, janë luajtur 25 ndeshje me gjithsej 46 harta (mapa), mbi 32 orë transmetim live me komentim, çfarë nuk kemi parë, kill me Knife, Zeus, Clutches dhe Ace pa fund, festë në njërën anë dhe hidhërim në anën tjetër, por vetëm dy skuadra arritën në finalen e madhe.