Ndarja e Grupeve për Edicionin e Dytë të Turneut Sharri GG
Me shumë emocion dhe konkurrencë të fortë, është kryer ndarja e grupeve për edicionin e dytë të turneut Sharri GG, një nga garat më të pritura të vitit në komunitetin e lojërave elektronike në rajonin tonë.
Në total, 22 ekipe të regjistruara me nivele të ndryshme të Faceit janë ndarë në katër grupe (A, B, C, D), në mënyrë plotësisht të rastësishme, por duke respektuar parimin e ndarjes me vazo bazuar në rangimin e ekipeve pra bazuar në sistemin seeded group draw!
Grupet përbëhen nga ekipe me përvoja dhe aftësi të ndryshme, që premtojnë ndeshje interesante dhe sfida të forta për të gjithë pjesëmarrësit. Dy nga grupet do të përmbajnë nga 6 ekipe, ndërsa dy të tjera nga 5 ekipe, duke siguruar balancë dhe konkurrencë maksimale.
Ja grupet përfundimtare të turneut Sharri GG:

(5 ekipe)
• Wolves (Bresanë) – lvl 8
• LANsport (Bresanë) – lvl 10
• Restelica (Dragash) – lvl 9
• Team Bushi (Bresanë) – lvl 10
• Treasure (Pllav) – lvl 5
________________________________________

(5 ekipe)
• NoScope (Bellobrad) – lvl 9
• Ekipa-Zez (Kosavë) – lvl 8
• supperTeam (MIX) – lvl 10
• Game Over (Bellobrad) – lvl 10
• GLHF (Bellobrad) – lvl 9
________________________________________

(6 ekipe)
• Kameleoni (Bresanë) – lvl 7
• TILTTEAM (MIX) – lvl 9
• StreetB (Bresanë) – lvl 9
• Team BLAZE (Dragash) – lvl 8
• Muezinat (Bresanë) – lvl 10
• Cybertronic (Bresanë) – lvl 6
________________________________________

(6 ekipe)
• PentaEagles (Dragash) – lvl 9
• BRESANA (Bresanë) – lvl 9
• Team AGAJT (Bresanë) – lvl 7
• OPOJA STRIKE (MIX) – lvl 8
• BAUSHTELLmix (MIX) – lvl 10
• MixTeam (MIX) – lvl 8
Sonte poashtu në ora 22:00 do të publikohet edhe orari zyrtar i ndeshjeve për fazën e grupeve të turneut Sharri GG. Kjo fazë do të zgjasë 5 netë radhazi, duke filluar nga dita e hënë, ku çdo ditë do të zhvillohen ndeshje në orare të ndryshme, prej ora 20:00 deri në ora 24:00. Të gjithë lojtarët dhe ndjekësit janë të ftuar të përcjellin ndeshjet dhe të përkrahin ekipet e tyre të preferuara në këtë spektakël gaming-u!