Njoftim zyrtar për oraret e ndeshjeve!
Pas një numri të lartë kërkesash për ndryshim të orareve nga 50% e skuadrave që do të luajnë në ditën e parë, stafi organizativ ka vendosur që oraret e caktuara nuk do të ndryshojnë!

Kjo politikë është vendosur për të siguruar organizim të rregullt dhe për të shmangur vonesa në rrjedhën e turneut. Ju lutemi respektoni oraret dhe jepni maksimumin në ndeshjet tuaja!
Ne, si organizatorë të këtij turneu, ju respektojmë maksimalisht dhe bëjmë të pamundurën për të krijuar një event të drejtë, të organizuar mirë dhe të këndshëm për të gjithë pjesëmarrësit.
Në të njëjtën kohë, presim respektin tuaj ndaj rregullave dhe stafit organizativ, në mënyrë që ky turne të zhvillohet pa probleme dhe të jetë një përvojë e paharrueshme për të gjithë!
Faleminderit për mirëkuptimin dhe suksese të gjithë ekipeve! 


