Faza e ardhshme e turneut “Sharri 5v5” do të zhvillohet me sistemin Swiss Format
Pas përfundimit të fazës së grupeve në edicionin e dytë të turneut Sharri 5v5, organizatorët njoftojnë se faza e ardhshme e garës do të zhvillohet sipas sistemit të njohur ndërkombëtarisht – Swiss Format.
🔍 Çfarë do të thotë kjo?
Në këtë format, ekipet do të përballen me kundërshtarë me të njëjtin rekord fitore/humbje. Çdo ekip ka të drejtë të vazhdojë garën deri në momentin që:
✅ fiton 3 ndeshje dhe kualifikohet,
❌ humb 3 ndeshje dhe eliminohet.
🕹 Format i ndeshjeve:
-
2 ndeshjet e para për secilin ekip do të jenë në format BO1 (Best of One)
-
Ndeshja vendimtare për kualifikim ose eliminim do të jetë BO3 (Best of Three) – për të garantuar drejtësi dhe cilësi maksimale në vendimet finale.
⚔️ Me këtë sistem, gara bëhet më dinamike dhe emocionuese, ku çdo ndeshje ka rëndësi të madhe dhe vetëm më të mirët kalojnë më tutje!
📅 Orari i kësaj faze, së bashku me shortin për raundin e parë, do të publikohet shumë shpejt!