Bashkohuni me Klanin SharriGG dhe Luani me ELO!
SharriGG, aty ku ELO-t janë më shumë se numra 😛
Team Sharri në bashkëpunim me Faceit ka hapur zyrtarisht Klanin SharriGG, dhe ne ju ftojmë të bëheni pjesë e tij! Tani mund të luani me ELO dhe të keni mundësinë të bashkoheni me komunitetin tonë të lojtarëve, ku do të mund të sfidoni trollerët dhe të merrni pjesë në aktivitete dhe turne që ofrohen.
Përveçse do të keni mundësinë të luani me lojtarë të tjerë nga komuna jonë, duke përmirësuar performancën tuaj, gjithashtu do të keni mundësi për të fituar çmime të ndryshme që do të shpërblejnë angazhimin dhe përpjekjen tuaj.
Bashkohuni tani dhe bëhuni pjesë e këtij komuniteti të mrekullueshëm, duke klikuar në linkun më poshtë!
🔗 Bashkohu me Klanin SharriGG në Faceit
Lojtarët më të mirë dhe më të angazhuar do të kenë mundësi të shijojnë shumë avantazhe dhe mundësi për t’u rritur së bashku me klanin. Na presin shumë sfida dhe mundësi për të arritur më shumë! 🎮🔥