Mbyllet Faza e Parë e Upper Bracket – Nis Gara në Fazat Tjetër të Turneut SharriGG
Faza e parë e Upper Bracket përfundoi në mënyrën më spektakulare të mundshme pas një super përballjeje mes Nt dhe Outsiders në Overpass, duke dhuruar një ndeshje të jashtëzakonshme për të gjithë të pranishmit dhe shikuesit online.
Me përfundimin e kësaj faze, Bracket-i për fazën e dytë të Upper Bracket është tashmë plotësuar. Kjo fazë do të zhvillohet në formatin BO1, duke e bërë secilën ndeshje edhe më vendimtare. Nga ana tjetër, skuadrat që kanë rënë në Lower Bracket do të kenë një shans të dytë për të vazhduar rrugëtimin e tyre, por për ta gara bëhet më e vështirë pasi do të përballen në duele BO3, ku nuk ka më hapësirë për gabime.
Atmosfera në turne është e jashtëzakonshme, me ekipe që po japin maksimumin për të siguruar një vend në fazat e fundit të garës. Me çdo ndeshje që kalon, rivaliteti rritet dhe çdo fitore bëhet edhe më e rëndësishme për objektivin final – titulllin e kampionit të SharriGG.
Një nga momentet më të veçanta të fazës së parë ishte performanca individuale e lojtarëve. SheNii- është shpallur MVP i fazës së parë të kualifikimeve Sharri 5v5, falë paraqitjes së tij mbresëlënëse. Pas tij renditen _jR– dhe TiiGr1, të cilët gjithashtu kanë dhuruar performanca të shkëlqyera për skuadrat e tyre.
Për të siguruar një organizim sa më të mirë dhe shmangur vonesat, kapitenët e skuadrave duhet të kontaktojnë në bisedën e turneut (CHAT) për të caktuar oraret e ndeshjeve të nesërme.
Një gjë është e sigurt – spektakli sapo ka filluar!