Dominim Total në Lower Bracket – Asnjë Ndeshje Nuk Shkon në Mapa Vendimtare
March 4, 2025
Faza e parë e Lower Bracket përfundoi në mënyrë të njëanshme, pasi të katërta ndeshjet u mbyllën me rezultatin 2-0, duke mos lënë hapësirë për mapa vendimtare. Për katër skuadra, rrugëtimi në SharriGG përfundon këtu, duke u larguar jo vetëm nga turneu, por edhe nga mundësia për të siguruar një pjesë të prizepool-it. Nga ana tjetër, skuadrat fituese avancojnë në fazën 2A të Lower Bracket, ku tashmë na presin dy përballje të zjarrta mes ekipeve favorite të turneut.
Në këtë fazë të rëndësishme, do të kemi dy super sfida, të cilat pritet të sjellin emocion të jashtëzakonshëm:
🔥 Bushi vs Katana – Dy ekipe me ambicie të larta, të cilat do të përballen në një ndeshje ku vetëm njëra do të mbijetojë.
🔥 Super Team vs Muezinat – Një tjetër duel i madh, ku të dyja skuadrat do të luftojnë për një hap më pranë finales së Lower Bracket.
Sa i përket lojtarëve më të spikatur të natës, një emër i njohur rikthehet në skenë – _jR– edhe një herë është pjesë e formacionit të MVP-ve, duke vazhduar me paraqitjet e tij të shkëlqyera. Pas një loje për ta harruar një natë më parë, Not_dissi dhe ed1nho- rikthehen fuqishëm, duke dhënë kontributin e tyre të madh në fitoret e skuadrave të tyre.
Ndeshjet e Lower Bracket do të zhvillohen më 15.02.2024, ndërsa kapitenët e skuadrave duhet të shkruajnë në bisedën e turneut (CHAT) për të caktuar oraret e saktë të ndeshjeve. Gara po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe çdo sfidë tani është një luftë për mbijetesë!🔥
