Fillon Faza e Parë e Turneut SharriGG – SuperTeam Kalon Direkt në Lower Bracket
Turneu SharriGG nis zyrtarisht me fazën e parë, ku Upper Bracket është përzgjedhur automatikisht nga Faceit, ndërsa Lower Bracket do të plotësohet nga skuadrat që eliminohen nga ndeshjet e para. Të gjitha përballjet e Upper Bracket do të zhvillohen në serverin Sharri 5v5 – Faza Kualifikuese, ndërsa ato të Lower Bracket do të luhen në SHARRI 5v5 HUB.
Për arsye teknike, ekipi SuperTeam nuk është pranuar nga Faceit në turne dhe për këtë arsye kalon direkt në fazën e dytë të Lower Bracket.
Të gjitha skuadrat e tjera do të luajnë ndeshjet e para të dielën, duke filluar nga ora 20:00, sipas tabelës së përzgjedhur nga platforma. Ky turne premton një garë të fortë dhe duele emocionuese që do të përcaktojnë rrugëtimin e secilës skuadër drejt titullit kampion.