GGez Shpallet Fitues i SharriGG 5v5, Pas një Finalje të Paharrueshme dhe Performancës Epike të eNs– !!
SharriGG 5v5 ka përfunduar me një finale të jashtëzakonshme mes GGez dhe All-In, ku GGez dominoi dhe e mbylli serinë BO5 me një fitore 3-0, duke treguar një performancë të paharrueshme në çdo mapë. Në qendër të kësaj fitoreje ishte eNs—, i cili ishte padyshim ylli i këtij edicioni të parë të turneut, duke dhuruar një spektakël të vërtetë për të gjithë shikuesit.
eNs— ishte në një formë fantastike gjatë gjithë turneut, duke kontribuar jo vetëm në fitore, por edhe duke ofruar momente të jashtëzakonshme si knife kill, ACE, dhe Zues, që bënë që çdo ndeshje të ishte një shfaqje e vërtetë e aftësive të tij. Me një HLTV Rating prej 1.39, ai ishte stabil në çdo fazë të turneut dhe bëri që çdo ndeshje të ishte një eksperiencë e paharrueshme për të gjithë tifozët e Counter-Strike.
Duke arritur të fitojë finalen e madhe, eNs— jo vetëm që i shpëtoi GGez nga humbja, por gjithashtu fitoi titullin e MVP të turneut SharriGG 5v5, duke marrë shpërblimin nga sponsori ynë Poligoni Plumbi.
Kjo finale dhe kjo paraqitje e eNs— janë padyshim një nga momentet më të mëdha të SharriGG 5v5, dhe me shumë mundësi ky edicion i parë do të mbahet mend si një nga më emocionuesit dhe më spektakolarët në historinë e turneve të Counter-Strike.