Mbyllet Faza e Dytë e Upper Bracket dhe Faza e Parë e Lower Bracket – Surpriza dhe Eliminime të Mëdha në SharriGG
Një natë plot emocione dhe surpriza ka përfunduar me mbylljen e fazës së dytë të Upper Bracket dhe fazës së parë të Lower Bracket në turneun SharriGG. Ndeshjet e zhvilluara tejkaluan pritshmëritë, duke sjellë rezultate befasuese dhe lëvizje të mëdha në Bracket.
Dy nga ekipet më të forta, KATANA dhe Bushi, kanë rënë në Lower Bracket, duke i bërë garën edhe më të ashpër në këtë fazë, ku çdo ndeshje do të jetë një betejë për mbijetesë. Ndërkohë, skuadrat Outsiders dhe Avengers nuk arritën të mbijetojnë dhe janë eleminuar nga turneu, duke përmbyllur rrugëtimin e tyre në këtë edicion të SharriGG.
MVP i natës së dytë të kualifikimeve është n1ttra, i cili me një performancë perfekte kundër Brrutit arriti të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Upper Bracket. Nga ana tjetër, falë paraqitjes së shkëlqyer të Ra1ser3 dhe Krakendjali, ekipi Muezinat arriti të eliminojë nga turneu Team Avengers, duke forcuar pozitat e tyre në Lower Bracket.
Me këto rezultate, Bracket-i është tashmë i plotësuar për gjysmëfinalen e Upper Bracket dhe fazën e dytë të Lower Bracket, ku përballjet do të zhvillohen në formatin BO3, duke garantuar edhe më shumë emocion dhe luftë për kualifikim.
Për të siguruar një organizim të saktë, kapitenët e skuadrave duhet të kontaktojnë në bisedën e turneut (CHAT) për të caktuar oraret e ndeshjeve të nesërme. Lufta për titullin e kampionit vazhdon, dhe gara po bëhet gjithnjë e më e nxehtë!