Publikohet Klipi me Përmbledhje nga Momentet Më të Mira të Turneut Sharri5v5
Jemi të ngazëllyer të ndajmë me ju publikimin e klipit të përmbledhjes me momentet më të mira nga turneu i jashtëzakonshëm Sharri5v5. Një falenderim i përzemërt shkon për të gjithë ju që na keni ndjekur dhe na keni mbështetur gjatë gjithë turneut. Organizimi i këtij turneu ishte frymëzuar vetëm nga pasioni dhe dëshira e madhe për të ringjallur komunitetin Counter Strike në komunën tonë. Nuk e prisnim një audiencë kaq të madhe dhe me këtë rast ju falënderojmë nga zemra të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Me një shikueshmëri që kaloi 30,000 klikime, ju themi faleminderit 30,000 herë të gjithëve që na dhatë mbështetje dhe motivim për të vazhduar me projekte të ardhshme.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë ata që punuan për realizimin e këtij turneu. Ekipi ynë, megjithëse jo shumë i madh, ishte i gjithë motivuar dhe i palodhur, duke punuar për më shumë se një muaj që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të secilit anëtar të ekipit.
Në mënyrë të veçantë, falënderojmë ekipin Kameleon për punën e shkëlqyer që bënë në realizimin e grafikave, videove, transmetimit, regjisë dhe çdo aspekti tjetër që ju keni parë në stream dhe në rrjete sociale. Pa punën dhe krijimtarinë e tyre, ky turne nuk do të kishte arritur të shfaqej në mënyrën më profesionale dhe tërheqëse.
FALEMINDERIT!