
më shumë se një turne!
Sharri 5v5 - Edicioni i dytë🎮🔥
Organizuar nga Klubi E- sport Sharri në bashkëpunim me Komunën e Dragashit

Detajet

ORGANIZON

Sharri 5v5 më shumë se një turne!
Ajo që e kërkuat për kaq gjatë, tashmë erdhi! 🎮🔥
Pas një starti spektakolar, Sharri 5v5 rikthehet me edicionin e dytë, më të madh dhe më emocionues se kurrë! Me një strukturë të përmirësuar dhe një Prizepool më të fuqishëm, ky turne do të sjellë luftë të ashpër, strategji të zgjuara dhe momente të paharrueshme për gjithë komunitetin.
Nga 15 deri më 28 qershor, ekipet do të përballen në një garë epike, duke synuar lavdinë dhe trofeun e turneut.
Ndeshje të ndezura, transmetime profesionale live dhe një atmosferë që do të elektrizojë komunitetin e gamerëve në Dragash—ky edicion premton të thyejë çdo rekord të mëparshëm!
Përgatituni për super emocione, super organizim dhe një turne që do të mbetet legjendar.
Vetëm me SharriGG! 🎮🐺
Partnerët








Kushtet

Grupi A
Pozita | Ekipi | W | L | P |
---|---|---|---|---|
1 | TeamBushi | 3 | 1 | 3 |
2 | LANsport | 3 | 1 | 3 |
3 | Wolves | 2 | 2 | 2 |
4 | Restelica | 1 | 3 | 1 |
5 | Treasure | 1 | 3 | 1 |
Grupi B
Pozita | Ekipi | W | L | P |
---|---|---|---|---|
1 | GameOver | 4 | 0 | 4 |
2 | NoScope | 3 | 1 | 3 |
3 | supperTeam | 2 | 2 | 2 |
4 | Ekipa-Zez | 1 | 3 | 1 |
5 | GLHF | 0 | 4 | 0 |
Grupi C
Pozita | Ekipi | W | L | P |
---|---|---|---|---|
1 | Muezinat | 5 | 0 | 5 |
2 | StreetB | 3 | 2 | 3 |
3 | Tilt Team | 3 | 2 | 3 |
4 | Team Blaze | 3 | 2 | 3 |
5 | Cybertronic | 1 | 4 | 1 |
6 | Kameleoni | 0 | 5 | 0 |
Grupi D
Pozita | Ekipi | W | L | P |
---|---|---|---|---|
1 | BaushtellMix | 5 | 0 | 5 |
2 | PentaEagles | 3 | 2 | 3 |
3 | OpojaStrike | 3 | 2 | 3 |
4 | Bresana | 3 | 2 | 3 |
5 | TeamAgajt | 1 | 4 | 1 |
6 | MixTeam | 0 | 5 | 0 |

Bracketi i Playoff-it do të publikohet pas përfundimit të fazës së grupeve!
Pasi të zhvillohen të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve dhe të përpilohen rezultatet përfundimtare, ekipet e kualifikuara do të vendosen në Bracketin e Playoff-it, ku do të përballen me kundërshtarët e tyre në një format eliminimi.
Publikimi i Bracket-it do të bëhet në mënyrë transparente, duke i dhënë secilës skuadër mundësinë të analizojë rrugën drejt finales. Koha dhe formati i ndeshjeve në Playoff do të përcaktohet bazuar në renditjen e grupeve dhe procesin e shortit.
Rruga drejt titullit fillon këtu—cilat ekipe do të shkruajnë historinë?
Ndeshjet e përfunduara🎮🔥

TeamBushi

Restelica

LANsports

Wolves

GameOver

Muezinat

Super Team

Penta Eagles

Penta Eagles

Bresana

TiltTeam

Muezinat






















Pozita | Ekipi | F | H | Pikët | RF | RH | Dallimi |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Muezinat | 5 | 0 | 5 | 94 | 35 | +59 |
2 | BaushtellMix | 5 | 0 | 5 | 77 | 30 | +47 |
3 | GameOver | 4 | 0 | 4 | 69 | 37 | +32 |
4 | LANsport | 3 | 1 | 3 | 70 | 33 | +37 |
5 | NoScope | 3 | 1 | 3 | 75 | 43 | +32 |
6 | Tilt Team | 3 | 2 | 3 | 67 | 47 | +20 |
7 | Team Blaze | 3 | 2 | 3 | 67 | 52 | +15 |
8 | TeamBushi | 3 | 1 | 3 | 63 | 49 | +14 |
9 | OpojaStrike | 3 | 2 | 3 | 68 | 46 | +22 |
10 | PentaEagles | 3 | 2 | 3 | 60 | 51 | +9 |
11 | StreetB | 3 | 2 | 3 | 53 | 53 | 0 |
12 | supperTeam | 2 | 2 | 2 | 52 | 50 | +2 |
13 | Wolves | 2 | 2 | 2 | 56 | 56 | 0 |
14 | Bresana | 3 | 2 | 3 | 61 | 63 | -2 |
15 | Ekipa-Zez | 1 | 3 | 1 | 39 | 67 | -28 |
16 | Restelica | 1 | 3 | 1 | 34 | 62 | -28 |
E | Treasure | 1 | 3 | 1 | 34 | 50 | -16 |
E | TeamAgajt | 1 | 4 | 1 | 45 | 74 | -29 |
E | Cybertronic | 1 | 4 | 1 | 38 | 68 | -30 |
E | GLHF | 0 | 4 | 0 | 34 | 67 | -33 |
E | Kameleoni | 0 | 5 | 0 | 27 | 78 | -51 |
E | MixTeam | 0 | 5 | 0 | 18 | 78 | -60 |
# | Emri | Ndeshje | K | A | D | +/- | K/D | HL | HS% | KAST | ADR | MVP | Data e fundit |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | now were even | 5 | 98 | 19 | 46 | +52 | 2.13 | 1.77 | 56% | 83.7 | 115.5 | 20 | 6/21/2025, 1:12 PM |
2 | AUSSERKONTROLLE | 5 | 95 | 29 | 50 | +45 | 1.90 | 1.77 | 59% | 84.2 | 117.5 | 21 | 6/21/2025, 1:14 PM |
3 | LuKk1 =DD | 3 | 59 | 20 | 29 | +30 | 2.03 | 1.75 | 44% | 81.5 | 115.9 | 15 | 6/20/2025, 10:29 AM |
4 | CashMoney | 4 | 99 | 29 | 67 | +32 | 1.48 | 1.59 | 54% | 83.3 | 107.1 | 19 | 6/20/2025, 10:27 AM |
5 | K | 5 | 83 | 24 | 48 | +35 | 1.73 | 1.57 | 59% | 83.8 | 99.8 | 14 | 6/21/2025, 1:12 PM |
Rregullat e vendosura nga organizatori!
1. Parakushtet
Duke marrë pjesë në turneun e organizuar nga SharriGG, ju pranoni të gjitha rregullat e mëposhtme, si dhe Termat dhe Kushtet e FACEIT dhe politikën e ndalimeve të SharriGG. Këto rregulla përfshijnë përshtatshmërinë, formatin e turneut, procedurat e ndeshjes, raportimin, ndëshkimet dhe të tjera.
2. Vendndodhja e serverit
-
Për ndeshjet online, serveri i zgjedhur gjatë procesit të vetos nuk mund të ndërrohet pas përzgjedhjes.
-
Për ndeshjet në LAN, serveri do të jetë i siguruar nga organizatori.
3. Formati i Turneut
Turneu do të zhvillohet në dy faza kryesore:
- Faza e Grupeve (BO1 – Best of 1)
- Faza Swiss (BO1 dhe BO3)
- Faza Playoff (BO3 – përveç finales së madhe, e cila luhet në BO5)
Ndeshjet e fazës së grupeve dhe playoff-it do të luhen online, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në format LAN.
Struktura e Fazës së Grupeve
- Do të zhvillohen gjithsej 50 ndeshje, të shpërndara në 5 ditë.
- Çdo ditë do të përmbajë 10 ndeshje në 5 orare, me nga 2 ndeshje për slot.
Ndarja në grupe:
- Grupi A dhe Grupi B përbëhen nga nga 5 ekipe
- Grupi C dhe Grupi D përbëhen nga 6 ekipe
Nga secili grup kualifikohen 4 ekipet më të mira në fazën Playoff:
- Në Grupin A dhe Grupin B eliminohet 1 ekip
- Në Grupin C dhe Grupin D eliminohen 2 ekipe
Sistemi i pikëve:
- Fitore = 1 pikë
- Humbje = 0 pikë
Çdo skuadër do të përballet me çdo skuadër tjetër brenda grupit të vet (round-robin). Pas përfundimit të ndeshjeve, ekipet renditen sipas pikëve të fituara.
Nëse dy ekipe përfundojnë me pikë të barabarta dhe vendi i kualifikimit është në pikëpyetje, përparësi do të ketë skuadra që ka fituar ndeshjen direkte ndërmjet tyre
Çfarë është Faza Swiss?
Faza Swiss është një format konkurrimi ku ekipe me rekorde të ngjashme luajnë me njëra-tjetrën në çdo raund, për të përcaktuar fituesit dhe të eliminuarit pa u dashur që të luajnë kundër të gjitha ekipeve (si në një round robin). Kjo e bën fazën më efikase dhe më të drejtë krahasuar me grupet tradicionale.
Si funksionon në praktikë?
-
Numri i ekipeve: zakonisht 16 ekipe.
-
Qëllimi: Ekipet duhet të arrijnë një numër të caktuar fitore për të kaluar në fazën tjetër (zakonisht 3 fitore).
-
Eliminimi: Nëse një ekip arrin një numër të caktuar humbjesh (zakonisht 3 humbje), eliminohet nga turneu.
Hapat dhe rregullat kryesore
-
Raundi i parë:
-
Ekipet luajnë ndeshjet e para në mënyrë të rastësishme ose sipas një vlerësimi paraprak (seed).
-
Pra, çdo ekip ka rekord 0-0 para fillimit.
-
-
Raundet pasuese:
-
Pas çdo raundi, ekipet klasifikohen sipas rekordeve të tyre (fitore-humbje).
-
Në raundin e dytë, një ekip me rekord 1-0 do të luajë kundër një ekipi tjetër me rekord 1-0, dhe një ekip me rekord 0-1 do të luajë kundër një ekipi tjetër me rekord 0-1.
-
Në përgjithësi, në çdo raund luajnë ekipe me rekord të barabartë, për shembull 2-0 kundër 2-0, 1-1 kundër 1-1, 0-2 kundër 0-2, etj.
-
-
Objektivi:
-
Ekipet që arrijnë të fitojnë 3 ndeshje (rekord 3-0, 3-1, 3-2) kalojnë në fazën tjetër.
-
Ekipet që humbasin 3 ndeshje (rekord 0-3, 1-3, 2-3) eliminohen nga turneu.
-
-
Numri i ndeshjeve për secilin ekip:
-
Në varësi të rezultateve, një ekip mund të luajë minimalisht 3 ndeshje (nëse humb të gjitha) dhe maksimalisht 5 ndeshje (nëse shkon deri në 3-2).
-
Pse përdoret faza Swiss?
-
Më e drejtë dhe më efikase:
-
Siguron që ekipet luajnë kundër ekipeve me nivel të afërt.
-
Nuk kërkon që të gjitha ekipet të ndeshen me njëra-tjetrën (si në round robin), çka kursen kohë.
-
-
Mundëson eliminim gradual:
-
Nuk ka nevojë për eliminim të menjëhershëm pas një humbjeje të vetme, por në varësi të 3 humbjeve.
-
-
Dinamike:
-
Rezultatet e mëparshme ndikojnë në ndeshjet e ardhshme, duke krijuar rivalitete dhe ndeshje interesante.
-
4. Cilësimet e lojës (Settings)
Serverët:
-
Ndeshjet online: në serverët e FACEIT, pra të gjitha lojet luhen në Sharri5v5.
-
Ndeshjet LAN (gjysmëfinale dhe finale): në serverët e SharriGG
Cilësimet kryesore:
mp_startmoney 800
mp_roundtime 1.55
mp_freezetime 20
mp_maxrounds 24
Friendly Fire: ON
Overtime:
mp_overtime_maxrounds 6
mp_startmoney 12500
Map Pool:
-
de_anubis
-
de_inferno
-
de_mirage
-
de_nuke
-
de_train
-
de_ancient
-
de_dust2
Përzgjedhja e hartës (Map Veto):
-
Kapitenët e ekipeve duhet të marrin pjesë në procesin e vetos.
-
Rendi i vetos përcaktohet në mënyrë të rastësishme nga sistemi.
BO1:
BAN | BAN | BAN | BAN | BAN | BAN | PICK
BO3:
BAN | BAN | PICK | PICK | BAN | BAN | PICK
BO5:
BAN | BAN | PICK | PICK | PICK | PICK | PICK
5. Procedura e ndeshjes
Warm-Up:
-
Ekipet kanë deri në 5 minuta për t’u futur në server. Në të kundërt, ndeshja ndërpritet automatikisht.
-
Nëse ndodh ndonjë problem teknik, ndeshja mund të riorganizohet.
-
Nëse asnjëra skuadër nuk paraqitet, skuadra me ELO më të lartë avancon.
Fillimi:
-
Ndeshja nis me raundin me thikë.
-
Fituesi zgjedh anën me komandën
!stay
ose!switch
. Nëse nuk e bën brenda 1 minute, serveri e zgjedh rastësisht.
Ndeshje e ndërprerë:
-
Në rast ndërprerjeje teknike, administratori mund të vendosë për rifillim ose riorganizim të ndeshjes.
Pauzat:
-
Pauza taktike: Deri në 4 pauza prej 30 sekondash për Mapë. Nuk bartet në Mapë tjetër.
-
Pauza teknike: Deri në 3 minuta për Mapë. Pas skadimit të kohës, ndeshja vazhdon ose konsiderohet e humbur.
Pas ndeshjes:
-
Rezultatet raportohen automatikisht dhe skuadra fituese kalon në raundin tjetër.
6. Çmimet dhe regjistrimi
-
Regjistrimi është falas, për të inkurajuar pjesëmarrje të gjerë.
-
Tre vendet e para do të shpërblehen nga një prizepool i arsyeshëm që do të shpallet.
7. Rregulla shtesë
Anti-Cheat:
-
Të gjithë lojtarët duhet të përdorin FACEIT Anti-Cheat.
-
Çdo lojtar i kapur për mashtrim do të përjashtohet menjëherë, dhe skuadra e tij skualifikohet.
-
Lojtarët me ndalim VAC ose që janë në listën e zezë të Valve / ESIC, nuk mund të marrin pjesë.
Demos:
-
Të gjitha ndeshjet regjistrohen nga serverët GOTV të FACEIT dhe janë të aksesueshme nga profili i lojtarit.
Skuadrat:
-
Çdo skuadër duhet të ketë 5 lojtarë aktivë dhe deri në 1 zëvendësues.
-
Në çdo ndeshje, të paktën 3 lojtarë duhet të jenë me prejardhje nga Komuna e Dragashit.
-
Lojtarët duhet të jenë 13 vjeç ose më të vjetër.
Raporto për çdo dyshim!
Lojë e Pastër, Organizim i Fortë
Nëse dyshoni për trukime të ndeshjeve, përdorim të cheat-eve apo çdo sjellje tjetër të dyshimtë, ju inkurajojmë fuqimisht të raportoni menjëherë. Sjelljet e pandershme si manipulimi i rezultatit, shkelja e rregullave teknike, apo përdorimi i mjeteve të ndaluara janë të papranueshme dhe cenojnë integritetin e turneut.
Duke raportuar raste të tilla, ndihmoni në mbrojtjen e garës së ndershme dhe ruajtjen e besimit në komunitetin tonë të e-sportit. Çdo raportim trajtohet me seriozitet nga stafi organizativ dhe veprimet përkatëse do të ndërmerren ndaj individëve përgjegjës.
🛡 Le të punojmë së bashku për një turne të drejtë, transparent dhe emocionues për të gjithë!