SharriGG – Turneu që Solli Spektakël dhe Emocione të Pafund!
Dy netë të jashtëzakonshme që na dhuruan emocione pafund dhe spektakël të vërtetë, me momente që do të mbeten në kujtesën e të gjithëve. Ndeshjet ishin të mbushura me knifes, zeus, utility, strategji dhe ekzekutime të mrekullueshme që na lanë të gjithë të pafjalë. Ky turne ishte një provë e vërtetë për ekipet, dhe gjithçka që mund të kërkoni nga një eSports turne ka ndodhur këtu!
Një finale dinamike mes GZBellobrad dhe All-Inn që ofroi tre mapa të barabarta, me të dyja skuadrat që treguan dominim dhe luftuan deri në fund. Në Vertigon, e famshme për këtë turne, All-In arritën të triumfojnë dhe të sigurojnë një vend në finalen e madhe, ndërsa GZBellobrad do të presin fituesin mes SuperTeam dhe Bushi.
Po ashtu, dy gjysmëfinalet e Lower Bracket ofruan super spektakël! Katër skuadra të jashtëzakonshme si Penta Eagles dhe Wolves, që pavarësisht humbjes, dhuruan gjithçka për shikuesit dhe fituan respektin e të gjithëve. Këto ekipe arritën të krijojnë një atmosferë të papërshkrueshme në arenë. Nga ana tjetër, Team Bushi dhe SuperTeam kaluan në fazën tjetër me një lojë fantastike, të mbushur me përdorim të shkëlqyer të utility dhe taktikave të rafinuara.
Kapitenët e skuadrave janë të lutur të shkruajnë në bisedën e turneut (CHAT) për të caktuar oraret e ndeshjeve të nesërme.
Në këtë fazë ka pasur shumë lojtarë që e kanë treguar veten, dhe për të zgjedhur MVP të kësaj faze është një detyrë e vështirë. Lëvdatat shkojnë për të gjithë lojtarët që u angazhuan dhe luajtën me pasion. GG Guys!!