📢 Njoftim Zyrtar: Vendim Disiplinor ndaj Ekipit “G4 Team”
Gjatë zhvillimit të turnirit është konstatuar një shkelje e rregullave nga ekipi G4. Në natën e parë të turneut, gjatë ndeshjes së tyre të parë, ekipi G4 nuk u paraqit fare për zhvillimin e ndeshjes. Asnjë nga lojtarët e ekipit nuk ishte i pranishëm në server në kohën e caktuar. Me këtë veprim, ekipi shpërfilli orarin dhe detyrimet e përcaktuara nga organizatori, duke mos respektuar rregullat dhe mbarëvajtjen e turneut.
Pas shqyrtimit tĂ« ndeshjeve tĂ« zhvilluara nĂ« netĂ«t pasuese, rregulli kryesor qĂ« Ă«shtĂ« komunikimi nĂ« TeamSpeak Ă«shtĂ« shpĂ«rfillur nga kjo skuadĂ«r. Po ashtu, Ă«shtĂ« konstatuar se lojtari i regjistruar me nofkĂ«n “SR-10” nuk ka qenĂ« fare pjesĂ« e chatit nĂ« Faceit, duke mos respektuar organizatorin. Gjithashtu, pas hulumtimeve mĂ« tĂ« thella Ă«shtĂ« konstatuar se ky lojtar nuk ishte personi qĂ« mori pjesĂ« nĂ« ndeshje. NĂ« vend tĂ« tij, me tĂ« njĂ«jtĂ«n llogari Faceit ka luajtur njĂ« person tjetĂ«r, i cili nuk ishte i regjistruar si pjesĂ«marrĂ«s nĂ« turne. Ky veprim pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« rregullave tĂ« turneut, pasi pjesĂ«marrja lejohet vetĂ«m pĂ«r lojtarĂ«t e regjistruar zyrtarisht.
Ky veprim përbën shkelje të rregullave të turnirit lidhur me identitetin e lojtarëve dhe përdorimin e llogarive personale, pasi secili pjesëmarrës është i obliguar të luajë vetëm me llogarinë e tij dhe nuk lejohet zëvendësimi i lojtarëve përmes përdorimit të llogarive të personave të tjerë.
Si pasojë e këtyre shkeljeve të rënda, skuadra G4 automatikisht eliminohet nga turneu. Po ashtu, të gjitha pikët e fituara nga kjo skuadër rikthehen tek skuadrat që janë dëmtuar nga kjo sjellje jo sportive, duke garantuar barazi dhe respektim të plotë të rregullave të turneut.
Fair Play nuk është opsion, por obligim. Rregullat vlejnë njësoj për të gjithë.
#UjkuShehGjithçka




