📢 Njoftim Zyrtar: Vendim Disiplinor ndaj Ekipit “G4 Team”
Gjatë zhvillimit të turnirit është konstatuar një shkelje e rregullave nga ekipi G4. Në natën e parë të turneut, gjatë ndeshjes së tyre të parë, ekipi G4 nuk u paraqit fare për zhvillimin e ndeshjes. Asnjë nga lojtarët e ekipit nuk ishte i pranishëm në server në kohën e caktuar. Me këtë veprim, ekipi shpërfilli orarin dhe detyrimet e përcaktuara nga organizatori, duke mos respektuar rregullat dhe mbarëvajtjen e turneut.
Pas shqyrtimit të ndeshjeve të zhvilluara në netët pasuese, rregulli kryesor që është komunikimi në TeamSpeak është shpërfillur nga kjo skuadër. Po ashtu, është konstatuar se lojtari i regjistruar me nofkën “SR-10” nuk ka qenë fare pjesë e chatit në Faceit, duke mos respektuar organizatorin. Gjithashtu, pas hulumtimeve më të thella është konstatuar se ky lojtar nuk ishte personi që mori pjesë në ndeshje. Në vend të tij, me të njëjtën llogari Faceit ka luajtur një person tjetër, i cili nuk ishte i regjistruar si pjesëmarrës në turne. Ky veprim përbën shkelje të rregullave të turneut, pasi pjesëmarrja lejohet vetëm për lojtarët e regjistruar zyrtarisht.
Ky veprim përbën shkelje të rregullave të turnirit lidhur me identitetin e lojtarëve dhe përdorimin e llogarive personale, pasi secili pjesëmarrës është i obliguar të luajë vetëm me llogarinë e tij dhe nuk lejohet zëvendësimi i lojtarëve përmes përdorimit të llogarive të personave të tjerë.
Si pasojë e këtyre shkeljeve të rënda, skuadra G4 automatikisht eliminohet nga turneu. Po ashtu, të gjitha pikët e fituara nga kjo skuadër rikthehen tek skuadrat që janë dëmtuar nga kjo sjellje jo sportive, duke garantuar barazi dhe respektim të plotë të rregullave të turneut.
Fair Play nuk është opsion, por obligim. Rregullat vlejnë njësoj për të gjithë.
#UjkuShehGjithçka




