PROPOZIM PËR SPONSORIZIM: BËHU PJESË E TURNEUT MË TË MADH TË ESPORTIT NË RAJON
Të nderuar,
Esporti nuk është më thjesht një trend i të ardhmes, ai është një realitet i fuqishëm që mbledh rreth vetes mijëra të rinj, prandaj ju ftojmë që biznesi juaj të jetë në qendër të këtij spektakli!
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të dy edicioneve të kaluara, Klubi ESport Sharri po përgatitet për ngjarjen më madhështore të vitit: Sharri 5v5 – Edicioni i Tretë. Turneu i këtij viti do të zhvillohet nga 22 Qershor deri më 5 Korrik 2026, duke thyer çdo rekord të mëparshëm në organizim, shikueshmëri dhe pjesëmarrje.
PSE DUHET TË SPONSORIZONI “SHARRI 5v5”?
Edicioni i kaluar dëshmoi se ky event ka një fuqi të jashtëzakonshme grumbulluese dhe mediale:
- Audiencë Masive: Çdo natë qindra shikues online ndersa Finalja e madhe mblodhi mbi 3,000 të tillë (fizikisht në LAN dhe online).
- Ambienti i Shtëpisë së Kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë u mbush plot e përplot nga rinia e Dragashit dhe rajoneve për rreth, në një finale epike që zgjati mbi 5 orë (deri në ora 02:00 pas mesnate), ndersa i gjith eventi LAN zgjati mbi 13 orë.
- Mbi 22 ekipe dhe 130 lojtarë nga mbarë Kosova dhe Diaspora u bënë pjesë e garës.
Në këtë edicion të tretë, me transmetime profesionale LIVE dhe rritje të strukturës së turneut, ekspozimi i markës suaj do të jetë maksimal para një audience tejet aktive dhe besnike (moshat 13–35 vjeç).
Ne jemi të hapur për të diskutuar një paketë që i përshtatet më së miri buxhetit dhe qëllimeve të marketingut të kompanisë suaj.
Paketa bazë e sponsorimit – 300€!
✅ Reklamimi në transmetimin LIVE për 10 ditë radhazi.
✅ Promovim në postime lidhur me turneun në rrjetet sociale.
✅ Logoja e sponsorëve do të përfshihet në materialet promovuese, krahas logos së klubit dhe Komunës!
✅ Reklamimi në transmetimin LIVE për 10 ditë radhazi.
✅ Promovim në postime lidhur me turneun në rrjetet sociale.
✅ Logoja e sponsorëve do të përfshihet në materialet promovuese, krahas logos së klubit dhe Komunës!
Një mundësi unike për ekspozim dhe mbështetje të skenës së esport-it!
Rreth nesh: www.sharri.gg
Eventi LAN : P1: https://www.twitch.tv/videos/2501187297?
Faleminderit, me respekt SharriGG.




