UJKU E KA LËSHUAR DORËN, GJAHU FILLON! (PRIZEPOOL)
Nuk ka më vend për fjalë, ka ardhur koha e veprimeve! Klubi i Esportit Sharri, së bashku me Komunën e Dragashit dhe Sponsorët tanë zyrtarë, kanë hapur zyrtarisht arkën e çmimeve për Edicionin e Tretë të Sharri 5v5.
Ujku i Sharrit këtë herë nuk bën shaka. Fondi i çmimeve ka arritur në një shifër rekord prej plot 2,100 EURO! 💸🏆
Kush do të jetë gjahu dhe kush do të jetë super-predatori që do të dominojë serverin dhe do të rrëmbejë pjesën më të madhe të prees?
📊 NDARJA E PREES (PRIZEPOOL):
-
🥇 VENDI I PARË – 1,200 EURO + Trofeu i Kampionit 👑
Për skuadrën që do të shpallej mbret i padiskutueshëm në skenën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë. Fituesi i merr të gjitha!
-
🥈 VENDI I DYTË – 600 EURO 🥈
Për ata që do të luftojnë si ujqër deri në sekondën e fundit të finales së madhe.
-
🥉 VENDI I TRETË – 300 EURO 🥉
Sepse në këtë gjah gjigant, asnjë hap në podium nuk mbetet pa u shpërblyer.
🙌 FALËNDERIM PËR MBËSHTETËSIT TANE
Ky organizim kaq i fuqishëm dhe ky Prizepool dinjititoz vjen falë vizionit të Komunës së Dragashit që mbështet fuqishëm rininë, si dhe partnerëve e Sponsorëve tanë që besuan në këtë projekt që nga dita e parë.
🔥 BËHUNI GATI PËR SPEKTAKËL!
Ndeshjet po afrojnë, tensioni po rritet dhe vetëm ekipet më të stërvitura, me strategjitë më të egra, do të arrijnë të mbijetojnë deri në eventin LAN më 5 Korrik.
Mblidhni skuadrën, mprehni reflekset dhe nisni përgatitjet.
Gjahu ka filluar… A jeni ju ata që do të merrni trofeun? Vetëm me SharriGG! 🎮🐺🔥




