📢 Njoftim Zyrtar nga Stafi i Tournamentit Sharri 5v5 – OpojaStrike i hiqet 1 pikë !
Pas një shqyrtimi të hollësishëm dhe analizimit të materialeve të disponueshme, stafi organizativ ka konstatuar shkelje të rregullores në ndeshjet e zhvilluara nga skuadra OpojaStrike.
🕵️♂️ Bazuar në dallime të qarta teknike dhe mekanike të lojtarit me pseudonimin xDONIx, është vërtetuar se:
-
Në ndeshjen e zhvilluar në mapën Ancient kundër Team Bresana, ka luajtur një individ me sjellje dhe aftësi ndryshe krahasuar me
-
atë që ka luajtur në mapën Nuke kundër BAUSHTELLmix.
🔍 Dallimet janë identifikuar në:
-
🎯 Crosshair
-
🔫 Gun Placement
-
🕹️ Movement
-
🎯 Aim Sense
Këto prova të pakontestueshme tregojnë se është përdorur një smurf (lojtar tjetër më i mirë në vend të xDONIx), gjë që është shkelje direkte e rregullave të turneut.
📉 Vendimi përfundimtar:
-
Skuadra OpojaStrike dënohet me -1 pikë për shkelje të rregullores.
-
Fitorja e ndeshjes i kalon zyrtarisht ekipit BAUSHTELLmix, të cilit i shtohet +1 pikë në tabelë.
Ky vendim nuk ndikon në kualifikimin për Fazën Swiss, pasi skuadra në fjalë e kishte siguruar tashmë kalimin në fazën e radhës.
Megjithatë, nëse raste të tilla përsëriten, skuadrat përkatëse do të skualifikohen automatikisht nga turneu.
🛑 Stafi i turneut Sharri 5v5 e merr integritetin e garës shumë seriozisht dhe do të vazhdojë të monitorojë me kujdes çdo ndeshje për të garantuar barazi dhe ndershmëri.
Faleminderit për mirëkuptimin,
Sharri 5v5 – Stafi Organizativ