SHARRI 5v5 – EDICIONI I TRETË: HISTORIA VAZHDON, FRONI JUAJ PO JU PRET!
Pas një edicioni të dytë legjendar që mblodhi mbi 22 ekipe, 130 lojtarë dhe kulmoi me atë finalen epike BO5 në Bresanë që u ndoq nga mbi 3,000 pasionantë dhe zgjati deri në ora 2 pas mesnate… Esporti në Dragash po ngrihet në një nivel krejt tjetër!
Nuk është më thjesht një risi – është një realitet madhështor, një lëvizje që po thyen çdo rekord! Ka ardhur koha të bëni gati armët, të mblidhni skuadrat dhe të shkruani emrin tuaj në historinë e gamingut shqiptar.
SHARRI 5v5 EDICIONI I TRETË PO VIEN MË I MADH, MË I EGËR DHE MË INTERESANT SE KURRË MË PARË! 🎮🏆
📅 ORARI ZYRTAR I SPEKTAKËLIT:
Shënoni këto data sepse çdo sekondë vlen:
-
📌 Regjistrimet: Nga 10 Qershor deri më 20 Qershor (Mbyllen në ora 22:00!) – Mos e lini për minutën e fundit!
-
🎲 Hedhja e Shortit: Më 21 Qershor në ora 22:00 – Këtu do të zbuloni rivalët tuaj të parë.
-
⚔️ Nisja e Turneut (Online): Nga data 22 Qershor – Fillojnë betejat e ashpra dhe eliminimet direkte!
-
🏆 Eventi Madhështor LAN (Gjysmëfinalet & Finalja e Madhe): Më 5 Korrik, rikthehemi në shtëpinë tonë të emocioneve – në Shtëpinë e Kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë! Aty ku zhurma, duartrokitjet dhe atmosfera do të elektrizojnë çdo pëllëmbë të ambientit!
⚠️ RREGULLAT ZYRTARE TË REGJISTRIMIT (Lexoni me kujdes!):
Për të garantuar një garë të ndershme dhe për të promovuar talentin tonë, rregullat e përbërjes së ekipeve janë si vijon:
-
Formati Standard (5 Lojtarë): Skuadrat duhet të përbëhen nga minimumi 2 lojtarë me prejardhje nga Komuna e Dragashit, ndërsa 3 të tjerët mund të jenë nga çdo qytet tjetër i Kosovës, apo edhe nga Diaspora.
-
Rregulli për 6 Lojtarë (Me Rezervë): Mund të regjistroni edhe një lojtar rezervë, gjë që ju sugjerojmë ta bëni patjetër, sepse pasi të fillojë turneu NUK do të ketë më asnjë mundësi ndryshimi apo shtimi lojtarësh!
Kujdes: Ekipet që regjistrohen me gjithsej 6 lojtarë (5+1 rezervë), detyrohen të kenë 3 lojtarë me prejardhje nga Komuna e Dragashit!
🔗 REKRUTONI SKUADRËN TUAJ DHE REGJISTROHUNI TANI!
A keni atë që duhet për të mposhtur më të mirët dhe për të ngritur trofeun përpara qindra tifozëve në Bresanë?
Nxitoni, vendet janë të limituara dhe rivalët tashmë kanë filluar stërvitjen!
Përgatituni për super emocione, super organizim dhe një turne që do të mbetet gjatë në memorie. Shihemi në server! Vetëm me SharriGG! 🎮🐺🔥




