RREGULLAT ZYRTARE TË REGJISTRIMIT
⚠️ RREGULLAT ZYRTARE TË REGJISTRIMIT (Lexoni me kujdes!):
Për të garantuar një garë të ndershme dhe për të promovuar talentin tonë, rregullat e përbërjes së ekipeve janë si vijon:
-
Formati Standard (5 Lojtarë): Skuadrat duhet të përbëhen nga minimumi 2 lojtarë me prejardhje nga Komuna e Dragashit, ndërsa 3 të tjerët mund të jenë nga çdo qytet tjetër i Kosovës, apo edhe nga Diaspora.
-
Rregulli për 6 Lojtarë (Me Rezervë): Mund të regjistroni edhe një lojtar rezervë, gjë që ju sugjerojmë ta bëni patjetër, sepse pasi të fillojë turneu NUK do të ketë më asnjë mundësi ndryshimi apo shtimi lojtarësh!
Kujdes: Ekipet që regjistrohen me gjithsej 6 lojtarë (5+1 rezervë), detyrohen të kenë 3 lojtarë me prejardhje nga Komuna e Dragashit!
📩 Aplikimi duhet të bëhet nga IGL (Kapiteni) nëpërmjet Gmail!
📌 Zgjidhni një emër të shkurtër, miqësor dhe lehtësisht të lexueshëm për ekipin tuaj.
🚫 Emri nuk duhet të përmbajë fyerje apo përmbajtje të papërshtatshme—përndryshe aplikimi nuk do të pranohet.
📄 Dërgoni letërnjoftimet për secilin lojtar të regjistruar për të verifikuar vendbanimin.
⚠️ Kujdes: Letërnjoftimet duhet të jenë të fotografuara nga dy anët!
📅 Afati i regjistrimit: Deri me 20.06.2026 në ora 22:00
📅 Datat e turneut: 22 Qershor – 05 Korrik 2026
🔗 REKRUTONI SKUADRËN TUAJ DHE REGJISTROHUNI TANI!
A keni atë që duhet për të mposhtur më të mirët dhe për të ngritur trofeun përpara qindra tifozëve në Bresanë?
Nxitoni, vendet janë të limituara dhe rivalët tashmë kanë filluar stërvitjen!
Përgatituni për super emocione, super organizim dhe një turne që do të mbetet gjatë në memorie. Shihemi në server! Vetëm me SharriGG! 🎮🐺🔥




